Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Frashër Krasniqi, konsideron se Vetëvendosje dhe LDK janë në siklet pasi që, sipas tij, politikat e PSD-së kanë filluar të kenë sukses dhe se siç thotë Frashëri, PSD po bëhet parti faktorizuese në politikën kosovare.
Në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, deputeti Krasniqi, ka folur edhe për sms-ët e publikuar, votimin e Buxhetit, si dhe për përfshirjen e PSD-së në dialog.
Ai ka thënë se akuzat, të ardhura sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje, se PSD është bërë patericë e Qeverisë dhe PDK-së, janë “fall” dhe të pavërteta.
“Për mua është vajtim kur bën veç kritikë e strategjia opozitare nuk ka asnjë rezultat. Jemi subjekti i vetëm që kemi dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë. I thërras VV-në dhe LDK-në që në momentin që kanë strategjinë për rrëzimin e qeverisë, PSD ka me i dhënë votat”, ka thënë Krasniqi në intervistën për Telegrafin.
Në këtë drejtim, ai ka thënë se PSD e ka strategjinë e saj politike – derisa sipas tij, VV dhe LDK bojkotojnë Kuvendin e nuk kanë strategji.
“Ne kemi hy në dialog sepse konsiderojmë se më mirë me mbikëqyrë procesin Kuvendi, se me lanë Thaçin vet. Pasi nuk po mundemi me ndalë, le ta mbikëqyrim procesin. Është hera e parë që Kosova ka projektligj për dialogun dhe se vendimet nuk do të mund të merren pa opozitën. Nëse VV dhe LDK thonë se vetëm ata janë legjitim atëherë pse mos të përfshihen në dialog”.
Duke folur për rëndësinë e projektligjit, Frashëri thekson se ai parasheh që për çdo marrëveshje me Serbinë, do të duhej të merrej mendimi i qytetarëve përmes referendumit.
“Populli i Kosovës ka nevojë me na pa si për FSK-në, sidomos kur është puna në raport me Serbinë.
Serbia është më e përgatitur për dialog sesa Kosova pikërisht për shkak të përçarjeve tona të brendshme”, ka deklaruar Krasniqi.
Deputeti i PSD-së ka folur edhe rreth mesazheve telefonike, të publikuara në media dhe të përfolura së fundmi.
Ai ka thënë se PSD nuk ka asgjë për të fshehur.
“Krejt mesazhet mundemi me i publiku sa i përket buxhetit. I kemi dhënë pesë pikat tona për t’u plotësuar për buxhetin, si projektligji për dialogun, shkarkimi i Rikalos, sistemin pensional, zvogëlimin e zëvendësministrave”.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...