Partia Socialdemokrate ka akuzuar ish-kandidatin e Vetëvendosjes për deputet, Albin Gashin, se ka sulmuar fizikisht anëtarin e PSD-së, Frashër Krasniqi.
Sipas një njoftimi për media, PSD-ja ka thënë se Gashi gjatë sulmit vazhdimisht ka sharë aktivistin tjetër të PSD-së, Nol Nushin.
“Albin Gashi, ish kandidati i VV- së për deputet dhe djali i Tomë Gashit, ka sulmuar fizikisht Frashër Krasniqin. Pa asnjë arsye dhe pa asnjë zënkë paraprake. I njejti, duke sulmuar shante Nol Nushin. Sharjet masive, kërcënimet e linqimet janë mënyrë funksionimi e partisë në pushtet. Nevojitet pak gjë që kjo gjendje e dhunës të shndërrohet në manifestim konkret. Kur argumenti i vetëm është ai i numrave dhe i forcës, sigurisht se mujsharia është sjellja politike që pason. Kjo mënyrë e pushtetit të shkuar nuk supozohej me qenë pushteti i ri. Me këtë rast dhe rastet e ngjashme duhet të merret policia, por tejkalimi i kësaj gjendjeje është i mundur vetëm përmes demokratizimit të shoqërisë. Pengesa kryesore për këtë gjë sot është partia në pushtet”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Arbresh.info ka tentuar të marrë prononcim nga Frashër Krasniqi, por që ai nuk ishte i qasshëm./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...