Google ADS

Frashër Krasniqi nga arresti shtëpiak: Faleminderit përzemërsisht

15:53 | 29 Qershor 2017
arbresh.info

Frashër Krasniqi, është një prej deputetëve të rinj të legjislaturës së ardhshme. Duke qenë në arrest shtëpiak përmes rrjeteve sociale ai ka falënderuar qytetarët, që i kanë besuar mandatin për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së deputeti i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka marrë 7 237 vota.

Një ditë më parë u bë e ditur se Gjykata Themelore e Prishtinës, me gjyqtar Beqir Kalludrën, ka shtyrë edhe një herë arrestin shtëpiak për katër aktivistët e Vetëvendosjes, përfshirë Frashër Krasniqin, të cilët rëndohen me akuzën për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ky është postimi i tij në Facebook:

https://www.facebook.com/frasherkrasniqi/posts/10214074628966241

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme