Frashër Krasniqi i rikthehet Kuvendit

10:42 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniq ka arritur sot në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për Kuvendin.

Prezenca e tij sot në Kuvend është një rikthim pasi ai disa muaj ka munguar për shkak se ka qenë i burgosur pas dënimit për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës nga Gjykata Themelore, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo, pesë aktivistët e VV-së duke përfshirë këtu edhe deputetin Frashër Krasniqi janë liruar pasi Gjykata e Apelit e ka rikthyer në pikën zero procesin./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme