Një debat me temë luftimin e korrupsionit po zhvillohet në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, e ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se në ballafaqim me partitë e tjera nuk ka dërguar ndonjë zyrtar të lartë.
Ai ka thumbuar anëtarin më të ri të VV’së, Mefail Bajqinovci, i cili po merr pjesë në këtë debat.
Krasniqi e ka pyetur Bajqinovcin se pse i ka fshirë nga llogaria e tij në Facebook fotografitë me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.
“S’ka lidhje kjo”, është përgjigjur Bajqinovci, pa pohuar apo mohuar nëse pohimi i Krasniqit qëndron.
Krasniqi, ish-anëtar i VV’së, ka kujtuar se partia që sot udhëhiqet nga Albin Kurti ka protestuar kundër Lumezit.
Bajqinovci ka thënë se Lumezin e ka mik të moçëm.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...