Google ADS

Frashër Demaj: “Projekti i historisë së përbashkët” kishte “hile”, materialet e mia për UÇK-në nuk u botuan

00:32 | 6 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Projekti i historisë së përbashkët nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore ka shkaktuar debate në Kosovë.

Në këtë projekt të përmbledhur në disa vëllime kanë kontribuar autorë nga vende të ndryshme ndër të cilët edhe historiani nga Kosova Frashër Demaj dhe disa historianë nga Shqipëria.

Disa citate nga ky libër kanë ngjallur indinjata në Kosovë. Dokumentet e dërguara nga historianët serb masakrës së Reçakut i referohen “incident”.

Historiani Frashër Demaj në RTV Dukagjini thotë se për shkak se ai ka qenë kontributor në këtë libër, është gjendur si cak i fyerjeve dhe linçimeve në rrjete sociale, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se Kosova nuk ka pasur fuqi të imponojë diçka në libër edhe për shkak të formatit të tij të botimit.

“Të gjithë autorët kanë dërguar dokumentet arkivore të vendeve nga vijnë. Nuk janë pranuar arkiva nga vendet tjera por vetëm të Kosovë…Ke mundur të refuzosh por jo të ndryshosh dokumentet që kanë dërguar tjerët”.

Historiani thotë se ka pranuar të jetë pjesë e librit pasi sipas tij është parë një rast i mirë për të pasqyruar të vërtetat historike të Kosovës.

Demaj thotë se është e vërtet se në libër ka pasur hile pasi sipas tij jo gjithçka që është dërguar nga ai është publikuar.

“Materialet e mia për UÇK-në nuk janë botuar”.

Historiani thotë se vëllimin e plotë të librit e ka parë vetëm pasi është hedhur në botim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme