Publicisti Shkëlzen Gashi, ka thënë se në librat “Projekti i Historisë së Përbashkët”, masakra e Reçakut nuk paraqitet si masakër, por si incident.
Gashi mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se është tmerruar me mënyren si prezantohet lufta e Kosovës në këto vëllime.
Lidhur me këtë i është kundërpërgjigjur historiani Frashër Demaj, i cili i ka quajtur të pavërteta këto deklarata të Gashit.
“Nisja ose angazhimi i studiuesve nga Kosova për këtë projekt të përbashkët, s’ka qenë vetëm ballkanase por ndërmarrje ndërkombëtare; kanë marrë pjesë edhe studiues nga SHBA, Holanda,Sllovenia Bosnja, Serbia, Kosova, e të tjerë. Ka qenë një projekt i përbashkët dhe secili ka pasë për obligim që të sjellë fondet dokumentare për t’u trajtuar në vëllime të veçanta të botimeve. Nga Kosova në këtë projekt kemi marrë pjesë akademik Jusuff Bajraktari, profesori Fehmi Rexhepi dhe unë”.
“Mbrëmë pashë një reagim të ashpër të Shkëlzen Gashit dhe krijova përshtypjen që publicistika dhe shkenca dallojnë shumë, për shkak se në publicistikë njeriu merr përgjegjësi për fjalën publike kurse në shkencë përgjegjësia është shumë më e madhe”.
“Krijova përshtypjen sikur Gashi nuk e di se çka është tekst shkollor, nuk e ka të qartë për tekstit alternativ dhe s’e ka të qartë se çfarë janë burimet alternative”.
Demaj ka thënë se i demanton të gjitha ato që i ka thënë Gashi mbrëmë.
“Është diskutuar shumë në mënyrë negative për këto tekste. Duhet t’ia sqaroj publikut, se nuk janë tekste bazë, dhe nuk është e detyrueshme të përdoren në shkollat e Kosovës. Nëse dikush i referohet këtij botimi atëherë duhet t’i demantoj të gjithë ato që ka thënë Gashi në studio”.
“Janë përfshirë të gjitha burimet që ne kemi pasë mundësi për t’i dërguar tek redaksia. Kemi qenë tre bashkëpunëtorë shkencorë, të cilët kemi hulumtuar nëpër arkivat e Kosovës. Çdo gjë e kemi të faktuar, sepse kemi hulumtuar në Agjencionin Shtetëror të Arikvave të Kosovës. Është diskutuar dje që Reçaku nuk quhet masakër dhe kjo është totalisht e pavërtetë”.
“Për Masakrën e Reçakut, ka ofruar argumente ‘Humans Rights Watch’, forenzika e BE-së sepse i është bërë autopsia trupave, edhe ambasadori Walker e ka këndvështrimin e vet; kurse këndvështrimin e masakrës së Reçakut të shqiptarëve të Kosovës e kam çuar unë”, ka thënë Demaj.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të