Frank-Walter Steinmeier zgjedhet president i Gjermanisë

14:53 | 12 Shkurt 2017
Arbresh.info

Asambleja parlamentare e Gjermanisë sot ka  zgjedhur presidentin e ri të këtij vendi.

Ish-ministri i jashtëm, favoriti, Frank-Walter Steinmeier, i cili ashpër e kishte kritikuar Donald Trumpin, gjatë fushatës presidenciale amerikane,është zgjedhur president i Gjermanisë.

Socialdemokrati Steinmeier, 61 vjeçar, është paraqitur si kandidat i qeverisë, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ishte në gjendje ta gjej një kandidat nga partia e saj, që ishte i gatshëm të garoj për këtë post, transmeton arbresh.info.

Presidenti i Gjermanisë ka pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet një autoritet i rëndësishëm moral.

Ndërsa presidenti i deritashëm, Jaoachim Gauck, 77 vjeçar, ka refuzuar të kandidohet për mandatin e dytë pesëvjeçar, për shkak të moshës së tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme