Analistja politike, Zana Avdiu ka reaguar pas lajmit se Franca ka pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.
E revoltuar ajo ka shkruar se Kosovës edhe njëherë tjetër iu mbyllën dyert shkaku i politikanëve të saj të dështuar.
Sipas Avdiut krerët e shtetit, kryeministri Albiun Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani duhet të japin përgjegjësi për këto dështime të Kosovës.
“Macron deklaroi që Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën. Kosovës, iu mbyllen dyert edhe njëherë shkaku i politikave te saj të dështuara.
Kosova as pas ngjarjes së 24 shtatorit, nuk arriti ta përmirësoje imazhin, por po shihet si palë penguese në dialog para Bashkësisë Ndërkombëtare. Lere që ende sanksionet kanë mbet në fuqi, por iu sot iu shtua edhe një sanksion tjetër. Çka po pret Kosova për të shkuar në zgjedhje në veri dhe për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura? Çka po tenton Kosova të arrijë me këto bllokada? Asnjë sukses deri tani nuk e shënuan me to. Kurti dhe Osmani duhet të japin përgjegjësi, për këto dështime të Kosovës. Duhet te japin përgjegjësi për katandisje e Kosovës, në këtë derexhe”, shkruan ajo në Facebook.
Ndryshe presidenti francez Emanuel Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.
Ai shtoi se ky vendim është marrë pasi nuk është mbajtur fjala e dhënë për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiç duhet të tregohen më të përgjegjshëm.
“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”,-tha Macron
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...