Franca është “irrituar” me lobimin e Serbisë për të tërhequr sa më shumë shtete njohjen e Kosovës.
Sipas ‘Novosti’ një përfaqësues francez është deklaruar se synimi i tyre është skandaloz dhe se do t’i dërgojë notë proteste çdo shteti që në të ardhmen eventualisht me kërkesë të Serbisë, do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Një përfaqësues francez sipas ‘Novosti’ thotë se misioni i Serbisë që disa vende të tërheqin njohjen e Kosovës, shkel qëndrimin e tyre pasi kjo është çështje e zgjidhur.
“Për ne Kosova është e pavarur dhe ne do t’i dërgojmë notë proteste çdo shteti që eventualisht, me kërkesë të Serbisë, tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë zyrtari i këtij shteti në selinë diplomatike serbe në Nju –Jork, transmeton Indeksonline.
Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se një anëtarë i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtar me ndikim i Bashkimit Evropian ka ndërmend të dërgojë një notë-proteste nga çdo shtet që e ardhmja të tërheqë njohjen e Kosovës, por nuk ka zbuluar se për cilin vend bëhet fjalë.
Anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, dihet se janë Britania e Madhe dhe Franca. Daçiq kohë më parë pati deklaruar edhe për disa tërheqje të njohjeve, për të cilat Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk ka asnjë tërheqje zyrtare të njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës./Indeksonline
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...