Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka dënuar ashpër rritjen e veprimeve të njëanshme nga institucionet e Kosovës në Veri, duke theksuar se këto veprime ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komunitetit serb.
MPJ franceze nënvizon se këto veprime “rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, përcjell Arbresh.info.
Franca i bën thirrje palëve të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të rikthehen në dialogun dhe zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër.
“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve. Franca inkurajon të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të përparojnë në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër”, përfundon reagimi.
Në reagimin e tyre, Franca u kërkon autoriteteve kosovare të shmangin çdo veprim të ri që mund të përshkallëzojë tensionet dhe inkurajon të dyja palët të rifillojnë bisedimet nën kujdesin e Bashkimit Evropian për të avancuar në zbatimin e marrëveshjes.
Gjithashtu, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar ndaj veprimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës në veri, duke i cilësuar ato si të pakoordinuara. Ambasada theksoi se këto veprime rrezikojnë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë tensionet rajonale dhe dëmtojnë reputacionin e Kosovës si partner i besueshëm ndërkombëtar. /Arbresh.info/
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...