Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar për lansimin e projektit Génésis.
I financuar nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, ky projekt Génésis e lidh Institutin Francez të Kosovës me Anibar dhe Akademinë e animacionit.
“Ai synon të zhvillojë ndêrmarrjen kulturore dhe ekonomike, kinemanë, filmat e animuar dhe industrinë kulturore dhe krijuese në mbarë Kosovën, duke u mbështetur në partneritetet dypalëshe ndërmjet Francës dhe Kosovës.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Kështu, Anibar, i cili ka reputacion të njohur ndërkombëtarisht në fushën e animacionit, do të luajë rolin e inkubatorit dhe trajnerit për rreth gjashtëdhjetë kosovarë të rinj të përzgjedhur çdo vit nga Akademia Anibar për tetë muaj trajnim mbi teknikat e animacionit.
“Në fund të këtij trajnimi, studentët sipërmarrës do të prezantojnë secili një projekt kreativ në sektorin audiovizual përpara një paneli ekspertësh të institutit francez. Instituti Francez i Kosovës do të luajë edhe rolin e përshpejtuesit dhe lehtësuesit për realizimin e projekteve, p.sh. për një projekt të krijimit të mikro-ndërmarrjeve në fushën e animacionit, prodhimit ose videolojërave. Në mesin e projekteve të prezantuara, paneli i ekspertëve, IFK dhe Anibar do të përzgjedhin rreth njëzet të cilat do të bashkëfinancohen nga projekti. Së fundi, Instituti Francez i Kosovës, në bashkëpunim me Anibar, do të organizojë panairin Franko-Kosovar për ndërmarrësit e rinj të kulturës nga Kosova me kompani dhe struktura të shumta franceze. Kjo do të lidhë profesionistët e sektorit me profile premtuese të krijuesve të rinj nga Kosova.”, thuhet tutje.
Ambasada bën të ditur se Genesis është një nga projektet më të mëdha dhe më premtuese i nisur nga Instituti i ri Francez i Kosovës dhe i financuar nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nga ky projekt do të përfitojnë jo vetëm ndërmarrësit e rinj të kulturës kosovare që do të jenë pjesë e saj, por edhe industria kulturore dhe krijuese kosovare e lojërave audiovizuale, multimediale dhe video, si dhe universitetet dhe arsimi i lartë i Kosovës.
“Me këtë projekt Genesis është bërë një hap i ri kyç në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik ndërmjet Francës dhe Kosovës.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...