Përfaqësuesi i shtetit francez në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është garanci për stabilitetin rajonal dhe kusht thelbësor për perspektivën evropiane.
“Franca mbështet marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe zhbllokimin e saj që është bërë mes dy vendeve”, tha ai.
Ai tha se Franca dënon veprimet e shumta të njëanshme të autoriteteve të Kosovës në veri që sipas tij, ndikojnë në jetën e komunitetit serb atje.
“Këto nxisin pa nevojë tensione. Franca thekson që progresi i Kosovës drejt institucioneve ndërkombëtare varet nga progresi në dialog. Pra këto veprime të njëanshme duhet të zgjidhen në këtë mënyrë edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në bazë të draft statutit të BE-së. Mungesa e progresit në këtë drejtim mbetet pengesë ndaj trajtimit efektiv të të drejtave të pakicës serbe në Kosovë”, tha ai.
Tutje përfaqësuesi francez aty foli edhe për njëvjetorin e sulmit në Banjskë.
“Ne fund të shtatorit e pamë përvjetorin e sulmit në Banjskë, një incident tragjik i papranueshëm dhe përgjegjësit për këtë krim janë ende të lirë, ata duhet të vihen para drejtësisë. Autoritet e Serbisë e dinë cilat janë obligimet e tyre. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë nuk mund të bëhet pa një kërkim kompromisi mes palëve dhe kështu nuk mund të ndodhë pa guximin politik për ta arritur këtë”, tha ai./rtk
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...