Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka theksuar se Kosova është një shtet i pavarur e sovran dhe ka të drejtë ta ketë një forcë të armatosur.
Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, ku ka bërë të ditur se Arbitrazhi Ndërkombëtar nuk është zgjidhje pasi që, sipas tij, është një proces i cili zgjat shumë dhe kjo e vonon procesin e liberalizimit të vizave me BE-në.
Franca e përkrah Kosovën që ta ketë një forcë të armatosur, mirëpo insiston që procesi i krijimit të një force ushtarake të ndërmerret në kohën e duhur, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e gjithë kosovarëve, në mënyrë që kjo forcë të jetë vërtet shumetnike dhe e pranuar nga të gjitha pjesët e shoqërisë.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, shtoi se një vendim i tillë duhet të koordinohet me NATO-n dhe me aleatët e Kosovës, të angazhuar plotësisht për sigurinë e për stabilitetin e vendit dhe të cilët mund të mbështesin e të shoqërojnë transformimin e FSK-së.
“Kjo natyrisht duhet të bëhet duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës dhe në këtë aspekt Kushtetuta e vendit specifikon se çfarë është në kompetenca të ligjit dhe për çfarë janë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese”, sqaron Chabert.
Diplomati francez ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Haradinaj që ta shkarkojë Komisionin për Demarkacion, ku, sipas tij, duhet respektuar vendimi i shefit të Qeverisë.
Sa i përket dërgimit të Marrëveshjes së Demarkacionit në Arbitrazh Ndërkombëtar, Chabert ka thënë se për këtë nevojitet marrëveshja mes dy palëve dhe nuk ka ndonjë indikacion që Mali i Zi është i gatshëm të pranojë të rihapë temën, të cilën e konsideron të zgjidhur përfundimisht.
“Nga ana tjetër, të kujtojmë se në rastin e mosmarrëveshjes territoriale midis Kroacisë dhe Sllovenisë, Gjykatës së Arbitrazhit të Përhershëm në Hagë i janë dashur tetë vjet për të marrë një vendim. Unë dyshoj që populli i Kosovës do të jetë i disponuar të presë kaq shumë kohë për liberalizimin e vizave”, ka nënvizuar ai…
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...