Dy shtetet mike të Kosovës, Franca dhe Gjermania, kërkojnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që të shqyrtojë edhe një herë çështjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Ambasadorët shprehin shqetësim e të dy kryeqyteteve, Parisit dhe Berlinit mbi zhvillimet në Kosovë.
Ata kërkojnë që liderët politik në vend të qëndrojnë në anën e qytetarëve në Kosovë, të cilët po përballen me COVID-19. .
“Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë i kanë dërguar demarsh zëvendëskryeministrit Hoti që ishte në emër të kryetarit Isa Mustafa për të shprehur shqetësimet e të dy kryeqyteteve. Qëndroni në krah të popullit të Kosovës në krizë. Ftojeni LDK-në të rishqyrtojë votimin e mosbesimit dhe të ruajë qeverinë e besuar dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfida”, thuhet në këtë njoftim.
Megjithatë kryesia e Kuvendit sot me shumicë votash ka votuar pro caktimit të seancës së mocionit për rrëzimin e qeverisë. Seanca do të mbahet në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës. /arbresh.info
Ambassadors of ?? and ??joint demarche to Deputy PM Hoti stepping in for Chairman M. Mustafa to voice concerns of both capitals.
Stay at the side of Kosovo people in crisis. Invite LDK to reconsider no-confidence vote and maintain trusted and stable government to face challenges.— France au Kosovo (@FranceauKosovo) March 24, 2020
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...