Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, është distancuar nga një dokument joformal “Non paper” i publikuar në media ku thuhet se Kosova dhe Serbia do ta njohin integritetin territorial të njëra-tjetrës.
Ambasada franceze në Kosovë thotë se Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i pretendimeve për “Non paper” gjermano-francez, ndërsa thotë se e mbështesin dialogun me ndërmjetësimin e BE-së.
“Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturit “Non paper” franko-gjerman”.
“Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e BE dhe mirëpresim përpjekjet e ndërmarra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar me dialogun Bg-Pr, Z. Lajcak”, thuhet në reagimin e ambasades./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...