Fotografi i Shtëpisë së Bardhë Pete Souza një javë më parë ka shpërndarë në llogarinë e tij fotografitë që ua ka bërë kosovarëve gjatë kohës së luftës, shkruan portali arbresh.info.
Ai ka kujtuar vitin 1999 kur kosovarët ishin të detyruar nga forcat serbe të braktisin shtëpitë e tyre dhe të shkonin jashtë vendit.
Në instagram Souza shkruan: “Në mes të periudhave në Shtëpinë e Bardhë, unë kisha gati një karrierë të ndarë si fotograf i pavarur dhe më pas fotograf i gazetës Chigaco Tribune. Të dyja këto përvoja të jetës më dhanë perspektiva të ndryshme në fotografi për Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Obamës. Ka shumë gjëra në lajme tani për refugjatët. Edhe pse nuk është sikurse tani, unë kam dokumentuar krizën e refugjatëve kosovarë në fund të viteve 1990”.
SHBA është ndarë në dysh qëkur presidenti në detyrë Donald Trump urdhëroi që t’u ndalohet hyrja qytetarëve që vijnë nga shtatë shtete me shumicë myslimane./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BP-M4BrhShN/
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...