Google ADS

Fotografi e rrallë, Rugova me plis në kokë

18:25 | 3 Nëntor 2019
Arbresh.info

E kemi parë me personalitete të njohura evropiane e botërore, me shall apo me kostume kuq e zi.

Por edhe plisi i bardhë ka qenë pjesë e veshjes dekorative të presidentit Ibrahim Rugova.

Kjo foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet presidenti Rugova gjatë një darke me komunitetin shqiptar në Çikago.

Fotoja mendohet se është bërë më vitin 1994 ndërkaq është shpërndarë nga aktivistë të diasporës shqiptare në Çikago të Amerikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme