Komuna e Malishevës ka njoftuar se sot në mëngjes, është vërejtur një dukuri e pazakontë në një pjesë të lumit Mirusha, pasi një pjesë e madhe e fondit të peshkut ka ngordhur.
“Shkaqet e kësaj dukurie ende nuk dihen, ndërsa inspektorët komunal janë në terren duke u marrë me rastin. Për këtë dukuri, ka reaguar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe shoqata e peshkatarëve sportiv ‘Sykuqi’, në Malishevë”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Po ashtu bëhet e ditur se me të marrë informacionin nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”, inspektorët komunal kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin, të cilët i kanë njoftuar edhe organet qendrore, ndërsa në vendngjarje, së bashku me shoqatën e peshkatarëve, është edhe Policia.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje të rëndë, të cilën e ka vlerësuar si katastrofë ekologjike dhe ka kërkuar ndihmën e organeve qendrore, përkatësisht të ekspertëve të kësaj fushe.
Edhe shoqata e peshkatarëve sportiv ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje me dëme të pazëvendësueshme.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...