Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka publikuar një fotografi të vitit 1992 në zyret e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ku shihet edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi në funksionin e studentit-prorektor në mesin e ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovci.
BSPK luajti rol kyç në organizimin e sistemit arsimor gjatë viteve 90’ta kur shqiptarët e Kosovës ishin dëbuar nga objektet universitare.
“Foto e shkrepur në zyret e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, 1992, nga fotoreporteri i gazetës RILINDJA, z. Ilaz Bylykbashi. Katër personazhe që luajtën rol kyç për të mos pasur vakuum në nivelin e edukimit të lartë në Universitetin e Kosovës, për mëvetësinë dhe pavarësinë e këtij sistemi, pas dëbimit të profesorëve dhe studentëve nga objektet universitare: Ejup Statovci, rektor, Dali Emërllahu, zv/rektor, Destan Halimi, sekretar i përgjithshëm i UK dhe Hashim Thaçi, student-prorektor”, ka shkruar Syla./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...