Google ADS

Foshnjës njëmuajshe i duhet ndihmë për shërim

22:58 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kur lindi para një muaji, familja Leka nga Gjilani u gëzua shumë për djalin e ardhur në jetë, njofton Klan Kosova.

Por, që nga ajo ditë, fëmija pati frymëmarrje të vështirësuar.

Më pas, mjekët iu thanë se ka edhe problem tjera shëndetësore, meqë veshkët e tij funksionojnë fare pak.

Ata rekomanduan trajtim urgjent jashtë vendit, pasi që nuk ka shërim në pediatrinë e QKUK.

Për shërimin e vogëlushit, ministria e shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, por që faza fillestare e trajtimit jashtë vendit në një spital në Turqi, po kushton 55 mijë euro.

Prandaj, familja Leka shpresën e ka tek njerëzit vullnet mirë, duke i lutur ata që t’i ndihmojë për tu nisur sa më parë për Turqi.

Këta janë numrat e kontaktit të babait të foshnjes, Arlind Leka (045-927-714) dhe nënës, Aferdita Kqiku (045-550-197).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme