Infermierja Kryesore e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Hidajete Krasniqi, ka folur për gjendja e tanishme, sa i përket situatës me COVID-19.
Bazuar në të dhënat e fundit, Krasniqi ka thënë se gjendja me COVID-19 është lehtësuar, ndërsa lajmi i mirë është se ka rënë numri i viktimave, pasi ishte vetëm një humbje jete si pasojë e pandemisë, derisa ditë më parë, ka pasur numër shqetësues të viktimave.
“Për momentin janë 212 pacientë që po trajtohen për coronavirus, prej tyre 188 janë me oksigjenoterapi. Janë edhe 169 raste pozitive, 12 rezultuan negativ, derisa edhe 29 pritet të testohen”, ka thënë Krasniqi.
Kohëve të fundit, është një rritje e ndjeshme e infektimit të fëmijëve me COVID-19, gjë që ka prekur edhe regjionin e Pejës.
Sipas kryenifermieres Krasniqi, ka shumë fëmijë të infektuar, por se janë duke e kaluar lehtë këtë infektim.
“Kemi pranuar një foshnje, që së bashku me nënën lehonë ishin të infektuar dhe pas kontrollit janë lëshuar në shtëpi, pasi kanë gjendje të lehtë”, ka thënë Krasniqi për Radio1.
“Ka pasur edhe një rast, kur një nënë shtatzënë, e infektuar me COVID-19, ka sjellë në jetë fëmijën, që ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Por, se të dy si nëna, ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar ajo.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje