Foshnja dymuajshe nga Podujeva, Amelia Latifi, është diagnostikuar me ASD II restrektiva, dhe duhet të trajtohet urgjent jashtë vendit, për çka familja e saj ka nevojë për ndihmë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.
Për operimin e saj që kushton 30 mijë euro është përkujdesur Ministria e Shëndetësisë, kurse për ta dërguar për trajtim mjekësor në Turqi, duhen edhe 15 mijë euro për transport, shumë kjo e papërballueshme për familjen Latifi.
Andaj, familja e vogëlushes po kërkon ndihmë nga vullnetmirët. Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, këtë mund ta bëjnë duke telefonuar në numrin: 044-610-670 dhe 044-458-828.
Në njoftimin e familjes Latifi po ashtu janë publikuar të dhënat për xhirollogaritë bankare ku mund të kontribuoni.
“NEVOJË URGJENTE PËR NDIHMË! Të gjithë ju vullnetmirë, e që keni mundësi materiale për ndihmë, ju lutemi që të kontribuoni në grumbullimin e mjeteve të nevojshme për shërimin e vogëlushes Amelia Latifi. Siç po e shihni, shërimin e vogëlushes (shpenzimet e spitalit) e ka marr përsipër Ministria e Shëndetësisë, por, me që gjendemi në një periudhë kur nuk kemi fluturime dhe si rezultat i kushteve që kërkohen për transportimin e pacientes, dhe personave përcjellës, ky transportim duhet të bëhet me një fluturim special, e cili kushton. Dhe, kjo shumë është 15.000€ vlerë e papërballueshme për familjen Latifi, e cila ka kërku ndihmën tonë. Me kontributin tonë, mund të shpëtojmë një jetë të një fëmije”, thuhet në njoftim.
Të dhënat për ndihmë:
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...