Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar, pasi në vend do të organizohet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Sipas Policisë, në disa lokacione të caktuara mund të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve.
Policia bën me dije se për mbarëvajtjen e komunikacionit rrugor do të angazhohen zyrtarët policorë.
Ky është njoftimi i plotë:
Nga data 21 deri 23 tetor 2022, me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, organizohet edicioni i parë i Forumit të Grave për paqe dhe siguri në Republikën e Kosovës.
Për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij evenimenti janë paraparë planifikime operacionale nga Policia e Kosovës, duke filluar nga sot datë 21 tetor 2022 ku pritet të vijnë personalitete nga vende të ndryshme si dhe me datë 22 tetor ku mbahet evenimenti kryesor, e deri në përfundim me datë 23 tetor 2022.
Përgjatë këtyre dy-tri ditëve, mund të ketë qarkullim më të intensifikuar të pjesëmarrësve dhe automjeteve në lokacione të caktuara dhe njoftojmë opinionin se mund të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve, prandaj për të mundësuar qarkullim dhe riorientim në trafik do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.
Policia e Kosovës me këtë rast kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. /arbresh.info/
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...