Me iniciativën e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar dhe Odë s Ekonomike Veri Perëndimore të Maqedonisë po mbahet Forumi për Promovimin e ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare në Shëngjin.
Qëllimi i këtij Forumi mbarë kombëtarë sipas prodhuesve shqiptarë është për krijimin e një ekonomie të fortë në shtetet shqipfolëse.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, duke theksuar rëndësinë e këtij Forumi, tha se në kuadër të kësaj nimse me rëndë si ekonomike qëllimi është për të ndërtuar dhe krijuar ura lidhëse ndërmjet vendeve shqiptare. Sipas tij, si Klub i Prodhuesve për zhvillimin e ndërmarrësisë përveç afarizmit bëjnë përpjekje edhe për të avancuar pozitën e prodhuesve.
“Ne jemi sot këtu falë një angazhimit tonë të përbashkët për të ndërtuar ura lidhëse në mes nesh, si dhe për të komunikuar, punuar së bashku si dhe për tejkalimin e sfidave të cilat ne si prodhues i kemi në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Ky Forum është vazhdimësi i takimeve tona që i kemi pasur së bashku…. Ne jemi të gjithë të angazhuar për përmirësimin e gjendjes së ndërmarrësisë, si dhe prodhuesve të vendeve tona. Besojmë në fuqinë e bashkëpunimit për t’i bërë vendet tona përfituese dhe më presperuese se që janë sot”, deklaroi Shabani.
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, theksoi se ky forum është një inkurajim për ekonominë e qëndrueshme të kombit shqiptarë. Ai tha se mbetet obligim për ta që të lobojnë për një ekonomi të përbashkët për barriera në shtetet si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Naka ka kërkuar heqjen e tarifave të skanimit doganorë.
“Ne po diskutonim mbrëmë për shumë problematika, për shumë shqetësime që na vijnë neve si sipërmarrës të sektorit të prodhimit dhe këto janë sfida për ne, por janë edhe obligime për qeveritë tona. Janë obligime në rend të parë për një agjendë të përshpejtuar në mënyrë që një ditë sipërmarrës dhe prodhues shqiptarë të bëhen konkurruese, jo vetëm konkurruese vendore, por konkurruese rajonale dhe globale”, theksoi Jaka.
Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, tha se struktura ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë është konsumuese, jo në eksporte, por të varur nga remitencat e diasporës. Ai tha se për të pasur një zhvillim ekonomik, qeveritë dhe shtetet përkatëse duhet të orientohen në politikat favorizuese.
“Nuk mund të integrohemi në rajon, të hapin treg në rajon, kur tregu i ekonomisë së lirë nuk funksionin brenda shteteve tona… shteti duhet t’i paraprijë proceseve, duhet të ketë strategji… kështu që për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, sidomos në sektorin e prodhimit nevojitet që të kemi rregulla brendshme të fuqizuara dhe të zbatuara… Pse mos të krijohet një Bankë për Zhvillim, ku aksionar do të jenë shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë për të financuar projekte të cilat rrisin kapacitetet prodhuese”, theksoi Panxha.
Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila po merr pjesë në këtë Forum është e vetëdijshme për sfidat e bizneseve dhe prodhuesve për një hiper konkurrencë, ku për këtë tha se mbetet detyrë e qeverive në rajon që të krijojnë një ambient më të favorshëm duke eliminuar barrierat biznesore.
“Ne e dimë që është sfiduese që të operohet sot në këto treva që për hiper konkurrencën, ne duhet të bëjmë diçka bashkarisht që të trija vendet në mënyrë që t’i stimulojmë prodhuesit tanë për të rritur konkurrencën, dhe kjo nuk mund të bëhet as nga ana e institucioneve në mënyrë të vetme, e as nga ana e bizneseve. Për këtë duhet të jetë aktivitet i dyanshëm”, theksoi Bajrmai.
Edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë nga Shqipëria, Milva Ekonomi tregoi për ecuritë dhe planifikimet e Qeverisë së Shqipërisë për sektorin ekonomik, që ka për synim eliminimin e barrierave biznesore.
“Që të punojmë që të gjithë bashkë, gjëja më rëndësishme është që ta bëjmë këtë tregun tonë ballkanik dhe të funksionoj. Ne jemi përpjekur shumë, sidomos pala shqiptare ashtu edhe ajo kosovare që t’i qojnë më tej të gjitha detyrat në këtë drejtim”, tha ministrja Ekonomi.
Ministri Ekonomisë nga Maqedonia, Driton Kuqi, vlerësoi se ky bashkëpunimi ekonomik krijon siguri dhe stabilitet në rajon, për çka edhe dikasteri që drejton ai është i fokusuar.
“Me përpjekje individuale për realizmin e proceseve reformuese çdo vend i ballkanit perëndimor përparon drejt perspektivës tonë të përbashkët evropiane gjë që besoj se do të jetë e arritur e madhe dhe realizimit edhe i ëndrrave tona kombëtare, e cila na bënë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe krijimin e mundësive të reja përreth rajonit. Realizimi i një plani aksionar për ne paraqet obligim solemn për përkrahje reciproke të vazhdueshme drejt shtigjeve tona të përbashkëta drejt familjes Evropiane. Ndërsa në agjendën tonë nuk duhet të ketë hapësirë për kurrfarë pengesa dhe barriera të ndryshme. Në këtë mënyrë ku në mes nuk do të ketë barriera duhet të bien edhe të gjitha barrierat e vendeve ballkanike”, theksoi Kuqi.
Nebi Hoxha, drejtor i Odës Ekonomike Veri Perëndimore të Maqedonisë, tha se sa më shumë që ka bashkëpunim me bizneset shqiptare aq më shumë ka zhvillim, prodhim dhe qëndrueshmëri mbarë kombëtare.
Ngip Fejza i zgjedhur si kryetar i Forumit mbar shqiptar, vlerësoi se me këto nisma prodhuesit shqiptarë po vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe duhet të jenë edhe më unik, gjithsesi me përkrahjen e mekanizmave shtetërorë.
Vlerësohet se shqipfolësit janë tetë milionë konsumatorë. Mërgim Prishtina nga Trepharm, tha se fillimisht duhet krijohet unifikimi i tregut mbarë shqiptarë, pastaj duhet të krijohet edhe unifikimi i tregut ballkanik.
Në këtë Forum kanë filluar diskutimet e hapura për propozime nga ndërmarrësit, të cilët po marrin pjesë prodhues nga Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe Shqipëria./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...