Forumi i Paqes në Paris, Kurti zhvillon diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”

08:42 | 11 Nëntor 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e dytë të Forumit të Paqes, që po mbahet në Paris, do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

Në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se do të moderohet nga Pascal Boniface, Drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS), ndërsa diskutimi do të mbahet duke filluar nga ora 10:00.

“Në ditën e dytë të Forumit të Paqes, duke filluar prej orës 10:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, i cili do të moderohet nga Pascal Boniface, Drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS)”, njofton zyra e kryeministrit./Arbresh.info/

Të ngjashme