Në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur sonte në takim nga presidenti i Francë, Emmanuel Macron.
Kështu ka bërë të ditur vetë kryeministri Kurti me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti.
Me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, sonte në mbrëmje kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forumin e Paqes.
Ndërkaq në ditën e dytë të Forumit të Paqes (11 nëntor), shefi i ekzekutivit do të jetë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”./Arbresh.info/
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...