Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e shtatë të rregullt, në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente të politikave qeveritare nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, transmeton arbresh.info.
Qeveria ka themeluara Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj SarS CoV2 – COVID-19.
Komisioni i Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj SarS CoV2 – COVID-19, ka për qëllim të shqyrtojë dhe informojë Qeverinë për çështje të caktuara në lidhje më SarS CoV2 – COVID-19 dhe të këshillojë dhe t’i propozojë Qeverisë ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për luftimin dhe përballje me SarS CoV2 – COVID-19. Anëtarët e Komisionit Ekzekutiv, janë:
Në mbledhje është emëruar edhe Komiteti për Partneritet Publiko-Privat në përbërje të anëtarëve të përhershëm të ministrave të dikastereve si në vijim:
Me vendime të veçanta, kabineti qeveritar ka ricaktuar në pozitat e sekretarëve të përgjithshëm: Burim Rrecin në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë; Izedin Bytyqi në Ministrinë e Infrastrukturës; dhe Lulzim Ejupin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në mbledhjen e sotme është emëruar edhe Bujar Ejupi në pozitën e drejtorit të përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, ndërsa Ekrem Kastratin në pozitën e kryeinspektorit të punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ardijan Bujupit i është vazhduar mandati i anëtarit të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit nga Ministria e Drejtësisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për miratimin në parim të nismës për lidhjen e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për shkëmbimin e personelit.
Është miratuar edhe vendimi për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike si dhe strukturave përgjegjëse për koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e strategjisë së reformës së administratës Publike. Këshilli i Ministrave për Reformën e Administratës Publike do të ketë këtë përbërje:
Në mbyllje të mbledhjes, Kryeministri Hoti ka kërkuar që ministrat nga resorët ekonomikë të analizojnë masat për rimëkëmbje ekonomike të Programit Qeverisës në mënyrë që të identifikohen hapat e nevojshëm për zbatimin e tyre. Kryeministri ka kërkuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar që të përkushtohen në përmbushjen e agjendës legjislative dhe të jenë prezentë në të gjitha seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...