Google ADS

Formohet Komisioni Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj COVID-19

17:08 | 22 Qershor 2020
Arbresh Info

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e shtatë të rregullt, në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente të politikave qeveritare nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, transmeton arbresh.info.

Qeveria ka themeluara Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj SarS CoV2 – COVID-19.

Komisioni i Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj SarS CoV2 – COVID-19, ka për qëllim të shqyrtojë dhe informojë Qeverinë për çështje të caktuara në lidhje më SarS CoV2 – COVID-19 dhe të këshillojë dhe t’i propozojë Qeverisë ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për luftimin dhe përballje me SarS CoV2 – COVID-19. Anëtarët e Komisionit Ekzekutiv, janë:

  1. Visar Berisha, Këshilltar i Kryeministrit,                                                  kryesues;
  2. Pleurat Sejdiu, Oda e Mjekëve të Kosovës,                                               anëtar;
  3. Naser Rrustemi, Oda e Infermierëve të Kosovës,                                    anëtar;
  4. Fitim Havolli, Sindikata e Infermiereve të Kosovës,                             anëtar;
  5. Blerim Kamberi, Oda e Stomatologëve të Kosovës,                                 anëtar;
  6. Arianit Jakupi, Oda e Farmacistëve të Kosovës,                                       anëtar;
  7. Naser Ramadani, Shoqata e Epidemiologëve të Kosovës,                      anëtar;
  8. Lul Raka, Shoqata e Mikrobiologëve të Kosovës,                                  anëtar;
  9. Lindita Ajazaj Berisha, Klinika Infektive QKUK-SHSKUK,                 anëtare;
  10. Valbon Krasniqi, Klinika Infektive QKUK-SHSKUK,                           anëtar;
  11. Dukagjin Zogaj, Klinika e Alergologjisë QKUK-SHSKUK,                  anëtar;
  12. Naser Syla, Qendra Emergjente QKUK-SHSKUK,                                anëtar;
  13. Lulzim Emini, Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve të Kosovës,   anëtar;
  14. Burim Neziri, Instituti i Patofiziologjisë, Fakulteti i Mjekësisë,           anëtar;
  15. Rinë Limani Instituti i Patologjisë, Fakulteti i Mjekësisë,                     anëtare;
  16. Burim Seferi, Kryqi i Kuq i Kosovës,                                                        anëtar;
  17. Iliriana Bajraktari,                                                                                      anëtare;
  18. Përfaqësues nga Shoqata e Pulmologëve të Kosovës,                             anëtar;
  19. Përfaqësuesi nga Shoqata e Transfuziologëve të Kosovës,                   anëtar;
  20. Përfaqësues nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë          anëtar; dhe
  21. Përfaqësues nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shëndetësisë në Komuna      anëtar.

Në mbledhje është emëruar edhe Komiteti për Partneritet Publiko-Privat në përbërje të anëtarëve të përhershëm të ministrave të dikastereve si në vijim:

  1. Ministria e Financave,                                   kryesues;
  2. Ministria e Infrastrukturës,                           anëtar;
  3. Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit        anëtar;
  4. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë                anëtarë;
  5. Ministria e Pushtetit Lokal                            anëtar.

Me vendime të veçanta, kabineti qeveritar ka ricaktuar në pozitat e sekretarëve të përgjithshëm: Burim Rrecin  në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë; Izedin Bytyqi në Ministrinë e Infrastrukturës; dhe  Lulzim Ejupin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në mbledhjen e sotme është emëruar edhe Bujar Ejupi në pozitën e drejtorit të përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, ndërsa Ekrem Kastratin në pozitën e kryeinspektorit të punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ardijan Bujupit i është vazhduar mandati i anëtarit të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit nga Ministria e Drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për miratimin në parim të nismës për lidhjen e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për shkëmbimin e personelit.

Është miratuar edhe vendimi për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike si dhe strukturave përgjegjëse për koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e strategjisë së reformës së administratës Publike. Këshilli i Ministrave për Reformën e Administratës Publike do të ketë këtë përbërje:

  1. Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (kryesues);
  2. Ministri i Ministrisë së Financave (anëtar);
  3. Ministri i Ministrisë e Pushtetit Lokal (anëtar);
  4. Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (anëtar);
  5. Ministri i Ministrisë së Drejtësisë (anëtar); dhe
  6. Zyra e Kryeministrit, këshilltar politik (anëtar).

 

Në mbyllje të mbledhjes, Kryeministri Hoti ka kërkuar që ministrat nga resorët ekonomikë të analizojnë masat për rimëkëmbje ekonomike të Programit Qeverisës në mënyrë që të identifikohen hapat e nevojshëm për zbatimin e tyre. Kryeministri ka kërkuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar që të përkushtohen në përmbushjen e agjendës legjislative dhe të jenë prezentë në të gjitha seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

 

 

 

 

Të ngjashme