Formohet grupi punues për hartimin e udhëzimit për trajtimin e kafshëve endacake

10:39 | 8 Shkurt 2022
V. S.

Është formuar grupi punues për hartimin e projekt udhëzimit administrativ që ka të bëjë më trajtimin e kafshëve endacake.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).

“Është formuar grupi punues për hartimin e Projekt Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) – NR.xx/2022 për kushtet teknike të cilat duhet plotësuar qendrat e trajtimit të përkohshëm të kafshëve endacake”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/

Të ngjashme