Formohet grupi parlamentar AKR-Alternativa në kuvendin komunal të Prishtinës.
“Pjesë e këtij grupi parlamentar do te jenë katër përfaqësuesit e AKR-së: Vesel Makolli, Sami Borovci, Arbenita Murseli dhe Adelina Fazliji. Ndërkaq nga Alternativa është Rifat Deri”, thuhet në komunikatën e AKR-së.
Zyrtarizimi i marrëveshjes u bë nga ana e sekretarit të përgjithshëm të AKR-së Vesel Makolli dhe përfaqësuesit të Alternativës Rifat Deri.
Të dy palët u shprehën të kënaqur meqenëse së bashku fuqia vendimmarrëse do të jetë më e madhe në favor të qytetarëve të Prishtinës.
Kuvendi komunal i Prishtinës sot edhe bëri konstituimin solemn të kuvendit me ç’rast u bë edhe betimi nga asamblistët dhe kryetari i rizgjedhur i Prishtinës.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë