Formimi i ushtrisë përmes Ligjit dëmton marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë

15:08 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës vetëm përmes Projektligjit për FSK-në do të dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj ndërkombëtarë.

Këtë deklaratë, Delawie e ka bërë gjatë diskutimit të hapur në Forumin e Lëvizjes Fol që është duke u mbajtur, shkruan arbresh.info.

“Krjimi i një armate tash vetëm përmes Ligjit do të dëmtonte marrëdhënie e Kosovës me parnterët e saj ndërkombëtarë, me NATO-n dhe të tjerët”, është shprehur Delawie./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme