Ky vit ka nisur me një rritje të vrullshme të euros në tregun e këmbimit valutor, por rrezikon të japë efekte negative për ekonominë shqiptare në një moment me krizë çmimesh.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në vetëm 2 javë, valuta europiane ka fituar 2 pikë kundrejt lekut, duke u ngjitur në kuotën e 122.3 lekëve, nga 120.3 që shënoi në fund të dhjetorit.
Forcimi ka ardhur kryesisht si pasojë e zbutjes së fluksit të valutës, që erdhi nga dërgesat e emigrantëve, si dhe nga turistët në fundvit.
Një euro më e fortë ndikon pozitivisht për individët dhe bizneset, si eksportuesit, që i kanë të ardhurat në këtë valutë dhe shpenzimet në lekë. Nga ana tjetër, ndikon negativisht për ata që duhet të bëjnë blerje apo pagesa në euro, si individët që kanë kredi në valutë, apo importuesit.
Një shembull konkret janë tregtarët, që marrin mallra nga jashtë. Një pjesë e rritjes së çmimeve ishte zbutur pikërisht nga zhvlerësimi i euros, ndërsa tani me rikthimin në nivele normale, mund të sjellë një tjetër rritje çmimesh.
Kjo mund të bëjë që inflacioni në Janar të jetë edhe më i lartë se ai 3,7% i dhjetorit. Po ashtu në kushtet e importit të energjisë, fatura elektrike mund t’i kushtojë më shumë kompanive publike dhe bizneseve në tregun e lirë. Një euro e fortë është disavantazh edhe për qeverinë, që një pjesë të konsiderueshme të borxhit e ka në valutë dhe do të detyrohet të paguajë më shumë për këstet e interesave./A2 CNN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...