Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka postuar disa fotografi nga ushtrimet e përbashkëta të FSK-së me ushtrinë amerikane.
Trajnim i përbashkët është zhvilluar në Prishtinë kurse ushtarët amerikanë ishin nga Forcat Speciale 10 të ushtrisë amerikane.
Kosova në maj të vitit të kaluar ishte nikoqire e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21” nën drejtimin e ushtrisë amerikane.
Kjo u cilësua historike me faktin se Kosova pë herë të parë ishte ndër vendet nikoqire të stërvitjes së këtij niveli.
Defender Europe 21, ishte stërvitja më e madhe ushtarake pas Luftës së Dytë Botërore. Stërvitja ishte shtrirë në tri zona kryesore, në rajonin e Baltikut, në rajonin Detit të Zi dhe në atë të Ballkanit Perëndimor. Në të morën pjesë rreth 28 mijë trupa nga 27 vende të ndryshme, ndërsa 16 vende ishin pritëse, ndër to edhe Shqipëria edhe Kosova.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...