Forca të shtuara të Njësisë Speciale rrethojnë QNR-në

15:22 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, për 15 komuna, duke mos përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Rahovecin edhe Dragashin, shkruan arbresh.info.

Ajo çfarë bie në sy është numri i forcave të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës.

Në oborrin e kësaj qendre shihet një numër i shtuar policësh të cilët kanë ardhur nga afër të përcjellin gjendjen./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme