Forca të KFOR-it shihen në Shqipëri pranë kufirit me Kosovën

10:36 | 25 Gusht 2024
E.G

Forca të KFOR-it janë parë në Shqipëri pranë kufirit me Kosovën.

Në videon e dërguar nga Egzon Bajrami shihen se si ushtarë të KFOR-it dhe automjetet e tyre janë vendosur në rrugë.

Bajrami për Arbresh.info tha se nuk pasur kontroll nga KFOR-i por teksa janë ndalur tek një restorant, forcat e KFOR-it i kanë kërkuar të vazhdojnë tutje.

Sipas tij, KFOR-i kanë qenë të percjellur nga njësitet e Policisë së Shqiprisë.

Arbresh.info ka dërguar pyetje në adresë të KFOR-it mirëpo nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit./Arbresh.info/

@arbresh_info Forcat e KFOR-it në Shqipëri pranë kufirit me Kosovën #fyp #viral #2024 #KFOR #NATO #Shqiperi #Kosova ♬ original sound arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme