Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urime nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.
Kryetari i Forcës së Re Demokratike të Malit të Zi, Nafiz Cungu e ka uruar Kurtin për pozitën e re, dhe është shprehur i bindur se Qeveria e tij do të jetë Qeveri e vlerave demokratike, e diturisë dhe drejtësisë, dhe se do të sjellë frymën e ndryshimit, zhvillimit dhe stabilitetit politik.
Kurse në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, kryetari i këshillit, Faik Nika, teksa ka uruar Kurtinpër fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe marrjen e detyrës së re, është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës, nën drejtimin e Kurti, do të angazhohet me të gjitha kapacitetet në përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari të Republikës, dhe përkushtim të njëjtë do të tregojë edhe për shqiptarët në trojet e tyre në Malin e Zi. /arbresh.info/
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...