Qytetarët e Kosovës nuk do ta paguajnë direkt me faturë energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët e veriut por atë gjithsesi se do ta paguajnë nga taksat e tyre, sepse qeveria ka vendosur t’i ndajë 1 milion euro që do t’i shkojnë KOSTIT për mbulimin e shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike për komunat e veriut të Kosovës.
Edhe pse ky vendim i Qeverisë nuk u kundërshtua nga askush, avokati i popullit Hilmi Jashari ka thënë se ishte dhënë një zgjidhje në rekomandimet e që kishin paraqitur në Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore që të gjenden mundësi alternative për mbulimin e shpenzimeve të faturave të energjisë elektrike të shpenzuar nga komunat serbe në veri.
“Ne kemi pasur një seancë para komisionit për Drejtat e Njeriut ku është ftuar edhe ZRRE-ja në atë takim pas publikimit të raportit. Ne kemi diskutuar për nevojat alternative ku kemi shpjeguar konkretisht se cilat janë mundësitë edhe pse nuk ka qenë punë e jona, megjithatë mundësia më e mirë është që mbulimi i shpenzimeve të faturave të energjisë për komunat serbe të bëhet nga fondi për veriun në të cili para disa ditësh është kuptuar se ka arritur në vlerë 50 milion euro për zhvillimin e katër komunave serbe në veri”, ka thënë Jashari për Indeksonline.
Ndërkaq veprim të përkohshëm e ka quajtur kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë për ta ruajtur funksionalitetin e KOSTIT.
“KOSTT ka kërkuar që me vendim të Qeverisë t’i ndahen mjete në shumë prej 1 milion euro për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike, në komunat veriore të Kosovës. Jemi në pritje të përmbylljes së marrëveshjes për konektivitetin dhe për regjistrimin e operatorëve në veri dhe për fillimin e pagesave nga qytetarët në veri”, ishte shprehur kryeministri Haradinaj.
Llogaritet që qytetarët e Kosovës, çdo vite kanë paguar mbi 8 milion euro për rrymën e shpenzuar nga komunat serbe në veri. Vendimi i ZRRE-së, i viti 2012 është pezulluar nga Gjykata e Apelit sipas një ankese nga institucioni i Avokatit të Popullit. /Indeksonline/.
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...