Çerdhja e parë dhe e vetmja në qytetin e Suharekës së shpejti do të ketë pamje krejtësisht tjetër. Pamja e shëmtuar që në hyrje të saj, lagështi brenda dhe mure të dobëta e të dëmtuara nuk do të ekzistojnë më.
E për krejt këtë do të kujdeset Fondacioni “Valon Vataj”. Fondacioni, i themeluar me pak se një muaj më parë, filloi aktivitetin me këtë çerdhe.
Ky projekt i parë, për çerdhen “Fluturat” do të kushtojë hiç më pak se rreth 100 mijë euro, për të tjetërsuar këtë insitucion, në të cilin nuk ka ndryshuar asgjë as pas më shumë se 30 vjetëve nga ndërtimi i tij. Për këtë veprim të Fondacionit “Valon Vataj” u nënshkrua marrëveshja.
Projekt që do të përfshijë gjithë hapësirën e objektit dhe oborrin e këtij institucioni, pritet të fillojë së realizuari vitin e ardhshëm.
Themeluesi i fondacionit, Valon Vataj tregoi se iniciativa në ndihmë të tjerëve kishte edhe para themelimit të fondacionit
“Ne si kompani jemi të angazhuar edhe në shumë iniciativa tjerë të cilat i keni marrë edhe para themelimit të fondacionit. Me themelimin e fondacionit, kemi filluar nga vendlindja jonë, duke pas parasysh nevojë e çerdhes që të renovohet. Është një iniciativë e cila do të vazhdojë, jo vetëm në Suharekë, por në gjithë Kosovën. Fondacioni ‘Valon Vataj’ pritet që të merr iniciativa që kanë të bëjnë edhe me familje skamnore, por nuk do të jenë publike”, tha Vataj.
I pari Suharekës Bali Muharremaj, shprehu falënderim ndaj Vatajt, që premtimin që kishte dhënë, po e realizon ai përmes këtij fondacioni.
“Unë edhe pse kam premtuar, atë po e realizon Fondacioni ‘Valon Vataj’. Kam premtuar, por ka njerëz bamirës që të kontribuojnë”, tha ai.
Në anën tjetër, Drejtoresha, Arlinda Bajrakatari, tregoi për kushtet e rënda në të cilat funksionon institucioni.
“Po shihet që kushtet janë të dobëta. Kjo çerdhe është ndërruar në vitet e ‘80-ta dhe ashtu ka mbetë edhe tash. Disa renovime të vogëla kanë qenë, por kushtet janë tepër të vështira”, tregoi ajo.
Dimrin tjetër, fëmijët që do të jenë në Çerdhen e Suharekës do të kenë kushte krejt tjera.
Niko Peleshi: uvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbës...
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...