Oda Amerikane ka ndarë nga fondacioni i saj 3000 euro për të mbështetur një projekt të përbashkët të bursave të Klubit Rotary International Prishtina dhe Fondacionin për Edukimin e Vajzave “Çifti Buçinca”.
Fondi i bursave ka për synim përkrahjen e vajzave nga familjet e varfra që të ndjekin shkollën. Oda Amerikane, tashmë ka mbështetur këtë fondacion edhe në vitin 2013.
Përkrahja financiare vjen pas përkrahjes financiare në vlerë prej 11,400 eurosh për organizatën “ATOMI” në vitin 2016, organizatë kjo e cila përkrahë fëmijët me nivel të jashtëzakonshëm të inteligjencës.
Fondacioni i Odës Amerikane mbështet vazhdimisht aktivitete në kuadër të Përgjegjësisë Sociale Korporative, duke përfshirë projektin e ndërtimit të shtëpive për familjet e pastreha, mbështetjen e organizatës “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, mbështetjen e organizatës “Down Syndrome Kosova” etj.
Ndryshe, në kuadër të fondacionit funksionon edhe shkolla e shahut për fëmijë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...