Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ ka ‘rikthyer’ në funksion Xhaminë e Llapit

11:47 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook se Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka kontribuar në renovimin e Xhamisë së Llapit në Prishtinë në vlerë prej 1,6 milionë euro.

Pacolli ka thënë se kjo xhami ishte shkatërruar gjatë luftës së fundit në Kosovë, ashtu si shumë xhami të tjera në tërë Kosovën, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Luftërat e vazhdueshme, veçanërisht ajo e vitit 1999 fatkeqësisht dëmtuan rëndë trashëgiminë kulturore në vend.

Renovimi i Xhamisë së Llapit, e ndërtuar në vitin 1470 ishte njëri ndër veprimet e para të fondacionit në këtë drejtim.

Kjo xhami e vjetër, ishte gati e shkatërruar gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Fondacioni Behgjet Pacolli ka kontribuar në renovimin e Xhamisë së Llapit në Prishtinë në vlerë prej një milion e gjashtëqind-mijë eurove (1.600.000)./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme