Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhuron shtretër dhe inventarë për spitalin e Prizrenit

14:02 | 17 Maj 2017
M. A.

Fondacioni “Behgjet Pacolli” në bashkëpunim me shtetin gjerman ka sjell kontingjentin e dytë me shtretër dhe inventarë për spitalin rajonal të Prizrenit, shkruan arbresh.info

Përfaqësuesja e fondacionit Rejhan Vuniqi ka thënë se ndjehet e lumtur që së bashku me shtetin e Gjermanisë po e ndihmojnë spitalin e Prizrenit që të ketë kushte sa me të mira për pacientë.

“Arsyeja pse kemi zgjedhur ta ndihmojmë spitalin e Prizrenit është se ai përballet me mungese të gjerave  elementare për pacient, ky donacion ka ardh pasi qe presidenti i AKR-së Behxhet Pacolli i ka bërë një vizitë Prizrenit dhe i ka parë kushtet e vështira në spital. Ne do të vazhdojmë të iu ndihmojmë edhe spitaleve tjera ne komunat e Kosovës duke e parë gjendjen e vështir të tyre”, tha Vuniqi.

Donacionin Behxhet Pacolline e pranoi  drejtori i spitalit Shyqeri Hasani.

“Ne jemi falënderues fondacionit Behxhet Pacilli që ka zgjedhur spitalin tonë për të na ndihmuar me inventar” tha ai.

Ndërsa Shefajet Berisha, zyrtar i komunikimit i spitalit rajonal Prizren tha se së shpejti do ti vënë në shërbim të pacientëve shtretërit.

“Kjo është një ndihmë në kuadër të ndihmave qe vinë në spitalin e Prizrenit me herët Behexjet Pacolli ka kërkuar të sjell një donacion dhe ne e kemi përkrahur dhe se shpejti do to vëmë ne shërbim të pacienteve”, tha Berisha./Arbresh.info

18519410_882356085238302_1763686962_o 18553767_882357251904852_1928477473_o 18553836_882354111905166_488552984_o 18554919_882358658571378_786606016_n 18578982_882359778571266_1548532306_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme