American Austrian Foundation (AAF), udhëhequr nga dr. Wolfgang K. Aulitzky, ka përkrahur kyçjen e mjekëve nga Kosova në këtë projekt nga viti 2005 bashkë me mjekët specialistë nga 109 shtete të botës.
Dr. Aulitzky ka mundësuar pjesëmarrjen në mbi 450 seminare në Salzburg të mjekëve specialistë nga Kosova, nga lëmitë e ndryshme mjekësore dhe 40 aftësime një mujore në spitalet e Austrisë.
Në këto seminare ligjërojnë ekspertët më të njohur nga SHBA dhe Austria.
Secila pjesëmarrje e mjekëve në këto aktivitete në Austri ka kosto prej 3.000 deri 5.000 euro.
Poashtu, Dr. Aulitzky, ka mundësuar organizimin e tre simpoziumeve satelitore nga fusha e radiologjisë, neurologjisë, mjekësisë emergjente në vitet 2008, 2013 dhe 2016 duke mundësuar prezencën e ekspertëve nga SHBA, Austria, Meksika, Çekia, Kolumbia, Lituania dhe Maqedonia për të ndarë përvojat bashkëkohore me kolegët në Kosovë.
Njëherit, Dr. Aulizky ka vazhduar përkrahjen ndaj mjekëve nga Kosova edhe në vijim.
Pas rinovimit të hapësirave në Klinikën e Radiologjisë është formuar një bibliotekë me kapacitete për tu zhvilluar dhe shërbyer në pacientët kosovarë në mënyrë moderne.
Me kërkesën e drejtorit të klinikës Dr. Bujar Gjikolli, me rastin e ditëlindjes së 70-të, për të shprehur simbolikisht mirënjohje dhe vlerësuar kontributin madhështor shumëvjeçar, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Dr. Basri Sejdiu, ka miratuar emërimin e bibliotekës në Klinikën e Radiologjisë me emrin e Wolfgang K. Aulitzky, MD.
ShSKUK e falenderon dhe është mirënjohës ndaj Dr.Aulitzky, duke i uruar atij shëndet dhe vazhdim të kontributit të mëtejmë për mjekët nga Kosova.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...