Google ADS

A folën për çështjen e Demarkacionit, tregon Haradinaj

18:27 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Pas takimit me dyer të mbyllura në një konferencë shtypi kanë folur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe homologu i tij malazez Dushko Markoviq, raporton arbresh.info

Ata dy kanë konfirmuar që është biseduar edhe për çështjen që ka mbetur pezull tashmë tre vite, Demarkacionin.

“Është diskutuar për këtë temë. Ekziston  një vullnet i mirë për të dalë nga kjo gjendje që jemi dhe jam me shpresë që do të dalim nga kjo çështje”, është shprehur Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka nisur vizitën dy ditore në Kosovë pas anulimit të vizitës javën e kaluar për shkak të kushteve atmosferike./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1691794607552291/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme