Lëvizja FOL konsideron se Qeveria përmes dispozitës së nenit 33 të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2025, po vendos një praktikë të dëmshme juridike dhe ligjvënëse, duke ndërhyrë në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Sipas tyre neni 9 i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik ka përcaktuar se vlera monetare e koeficientit të pagave të të punësuarve në sektorin publik të përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit, ndërsa në asnjë rast nuk e ka autorizuar Qeverinë që me ligjin vjetor të buxhetit të ndryshojë strukturën e koeficientëve, veçse të përcaktuar në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
“Kjo praktikë e propozuar ka ngjallur shqetësime për mënyrën e ndjekur, pasi nuk respekton në tërësi dispozitat e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, i cili është ligj special që përcakton në detaje strukturën dhe nivelet e pagave në sektorin publik. Ndryshimi i tij përmes një ligji tjetër special, siç është Ligji vjetor mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës sё Kosovës, krijon precedent të gabuar në praktikën ligjore dhe ligjvënëse, duke anashkaluar procedurat e zakonshme për ndryshime ligjore në Kuvend”, thuhet në reagimin e FOL-it.
Sipas tyre, ndryshimet në Ligjin për Pagat përmes Ligjit për Buxhetin mund të ngjallin pikëpyetje për koherencën dhe qëndrueshmërinë e sistemit ligjor.
Në FOL thonë se ndryshimet në ligje duhet të kryhen përmes procedurave legjislative të parashikuara, duke respektuar parimet e transparencës dhe përfshirjes së akterëve të interesuar, me çka garantohet që çdo ndryshim të jetë i studiuar mirë, i qëndrueshëm dhe të përputhet me parimet kushtetuese dhe ligjore.
Kjo organizatë ka kërkuar nga ligjvënësit të mbrojnë integritetin e sistemit ligjor të Kosovës, duke siguruar që çdo ndryshim ligjor të jetë i miratuar vetëm në përputhje me procedurat dhe parimet kushtetuese dhe ligjore, për të shmangur precedentët e rrezikshëm që mund të dëmtojnë interesat e qytetarëve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...