Lëvizja Fol ka publikuar të gjeturat për monitorimin e Planit Vjetor të Punës së Qeverise për vitin 2018.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresha e FOL-it ka thënë se planit vjetor për 2018-es ka përqindje të ulët të realizimit, shkruan arbresh.info.
“Nga rezultatet që mund të shiheni fatkeqësitë është arritur një përqindje e ulët e planit vjetor për vitit 2018. FOL duke konsideruar se është në interes të publikut dhe qytetarëve puna e Qeverisë ka monitoruar çdo veprim të Qeverisë të vendosur në planin e saj, është bërë monitorimi punë së 21 Ministrive dhe zyrës së kryeministrit të cilët në bazë të realizimit të planit kanë pasur nivel të ulët të realizimit të aktiviteteve”, ka thënë ajo.
Nimani ka shtuar se është realizuar vetëm 64% e planit.
“Nga 921 aktivitete të parapara në planin e Punës së Qeverisë vetëm 594 ose rreth 64% janë realizuar ndërsa 237 ose 26% kanë mbetur të papërfunduar sipas afatit të caktuara”, ka shtuar ajo.
Ndërsa ministria e vetme që ka realizuar 100% të planit është ajo e Punës dhe Mirëqenës Sociale.
“Ministria e vetme që ka realizuar 100% të planit të saj vjetor është ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale nga 18 aktivitete të parapara nga realizuar të gjitha. Zyra e kryeministrit ka pasur 117 aktivitete në kuadër të planit dhe 75 janë realizuar, ministria e Drejtësisë nga 64 aktivitete të parapara në planin vjetor ka realizuar vetëm 34, Ministria e Financave ka parapare 45 aktivitete dhe ka realizuar 39, Ministria e Zhvillimit Ekonomik nga 28 aktivitete ka realizuar 20, Ministria për Forcës dhe Sigurisë nga 21 aktivitete ka realizuar 19, Ministria e Mjediset kishte planifikuar 39 aktivitete ndërsa janë realizuar 15, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal nga 5 aktivitete nuk ka realizuar vetëm 5, Ministria e Punëve të Brendshme nga 95 aktivitete nuk ka realizuar 26, Ministria për komunitete dhe kthim ka realizuar 13 aktivitete ose 76% të planit, Ministria e Shëndetësisë nga 37 aktivitete ka realizuar 19, Ministria e Administratës Publike ka planifikuar 80 aktivitete ndërsa janë realizuar 82% të planit vjetor, Ministria e Kulturës ka planifikuar 61 aktivitete prej të cilave 55 i ka realizuar, Ministria e Infrastrukturës nga 23 aktivitete ka realizuar vetëm 8, Ministria e Bujqësisë nga 59 ka mbetur të parealizuara 28, Ministria e Diasporës ka përfunduar 34 aktivitete nga 45, Ministria e Zhvillimit rajonal nga 25 ka realizuar 20, Ministria e Inovacionit nga 13 aktivitetet nga realizuar 12”, ka shtuar ajo.
Drejtoresha e FOL ka thënë gjithashtu se katër ministri nuk i janë përgjigjur ftesës.
“Nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Integrimeve Evropiane nuk kemi përgjigje se sa për qind të planit e kanë realizuar”, ka përfunduar ajo./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...