Vetëm 60 aktivitet në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar nga Qeveria e Kosovë nga 175 sa kishte planifikuar, thotë drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani.
Të dhënat janë bërë publike nga Lëvizja FOL gjatë konferencës për medie, të cilat janë nxjerrë për gjatë monitorimit të realizuar nga aktivitetet të cilat janë paraparë në këtë gjashtë mujorin e parë të vitit 2023, shkruan Arbresh.Info.
Në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim 2023-25, sipas Demolli-Nimani, e cila ka thënë se është vërejtur një nga të mungesat janë edhe kapacitetet analitike, shto dhe mungesa e buxheti që është dukuri e dukshme. Afatet për realizimin e projekteve gjatë aktiviteteve janë të vendosura ashtu siç kanë dashur institucionet qeveritare.
“Për shembull në Ministrinë e Shëndetësisë janë paraparë 15 projektligje, por asnjëri nuk është në PKZh. Në shumë raste mungon buxheti. Një nga shkaqet është mungesa e kapaciteteve analitike. Ka raste kur një koncept dokument vlerësohet me pesë e ka raste kur vlerësohet me tre. Pra ka një të metë të madhe në peshim. Kanë vendosur afate sipas dëshirës që t’i ikin llogaridhënies”, tha ajo.
Demolli ka folur edhe për zyrtarët që siç thotë i ikin përgjegjësive dhe llogaridhënies për kundër mos kryerjes së projekteve.
“Qëllimi në vetvete është që të fshihet sa po realizohen e sa jo. Një aktivitet shihet kur fillon e kur mbaron. Mund të jetë një aktivitet shumë i thjeshtë që mund të realizohet për dy-tre muaj. Ky plan është shumë i paqartë dhe i pakuptueshëm dhe me zyrtarët që kemi komunikuar na kanë thënë se nuk e dinë si do raportojnë rreth tij”, tha Demolli.
Ndërsa Albana Hasani, hulumtuese në Lëvizjen FOL, duke i numëruar aktivitetet e parapara dhe ato të realizuara tha se nga ministritë e Qeverisë së Kosovës, nga 175 aktivitete të parapara janë arritur t’i realizojnë vetëm 60 prej tyre, ky plan shton se është vështirë i interpretueshëm, raporton ‘Arbresh.Info’.
“MASHT nga 10 aktivitetet e parapara ka arritur të realizojë vetëm 6. ZKM ka paraparë realizimin e 47 aktiviteteve, por ka arritur vetëm 12 prej tyre. Ministria e Shëndetësisë 14 aktivitete, ka realizuar vetëm 8 prej tyre. Ministria e Drejtësisë 14, ka realizuar vetëm 6 prej tyre. Ministria e Financave ka paraparë 8, ka përfunduar 6. Ministria e Ekonomisë 5, i ka përfunduar 3”.
“Nga 175 aktivitete të parapara në 6 mujorin e parë Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 60 aktivitete të planifikuara për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Lëvizja FOL ka nxjerrë këto konkluzione, metodologjia e përdorur për punën e Qeverisë e kanë të vështirë ta kuptojnë edhe ata që kanë punuar aty. Afatet kohore janë vendosur në atë mënyrë që është vështirë të interpretohen”, tha ajo në konferencë për media.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...