“Fol me mjekun”, kuptojeni online nëse keni simptoma të koronavirusit

10:48 | 18 Mars 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën në mbrëmje se ka lansuar platformën informative shëndetësore online Kosova.health.

Në njoftim theksohet se kjo platformë përmban informacionet e përditësuara lidhur me përhapjen e virusit Covid-19 në Kosovë.

“Pjesë e rëndësishme e kësaj platforme është rubrika “Fol me mjekun”, përmes së cilës ju mund të shtroni pyetje lidhur me shqetësimet e juaja shëndetësore rreth Covid-19 dhe të merrni përgjigjet nga profesionistët e shëndetësisë nëse keni simptoma që kanë të bëjnë me virusin Covid-19. Në këtë platformë mund të gjeni edhe informata të tjera të rëndësishme rreth koronavirusit Covid-19 dhe udhëzime rreth masave parandaluese”, thuhet në njoftim.

Platforma është në gjuhët shqipe, serbe dhe angleze, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme