Gjykata Themelore në Ferizaj është vlerësuar si gjykata më transparente në Kosovë, bazuar në publikimin e vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022 sipas një monitorimi që ka bërë Lëvizja FOL.
Kjo u bë e ditur përmes një konference për medie ka njoftuar Lëvizja Fol.
Të gjitha gjykatat kanë shënuar rritje në publikimin e vendimeve, sipas këtij raporti, në krahasim me vitin 2021, përveç Gjykatës Themelore të Pejës e cila ka publikuar 24% më pak vendime.
Ndërsa, 3 gjykatat me më së shumti aktgjykime të publikuara janë Gjykata Supreme e Kosovës që ka publikuar 70% të lëndëve të zgjidhura, Gjykata e Apelit e cila ka publikuar 50% të lëndëve të zgjidhura dhe Gjykata Komerciale e cila ka publikuar 40% lëndë të zgjidhura.
Drejtoresha e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, ka thënë se transparenca është një komponent shumë i rëndësishëm i sistemit gjyqësor dhe se Lëvizja FOL do të angazhohet që ajo të përmirësohet edhe më shumë.
Ajo tha se monitorimi është bërë kryesisht nga publikimi i vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, teksa ka ndarë çmimin për atë themelore të Ferizajit.
“Sot kemi mbi 100 mijë aktgjykime të publikuara në uebfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të gjitha aktgjykimet janë hulumtuar një nga një”.
“Lëvizja FOL do ta ndajë si çdo herë çmimin për gjykatën më transparente. E kemi zgjedhur një Gjykatë Themelore për shkak dendësisë së punës. Çmimi për gjykatën themelore më transparente për këtë vit shkon për Gjykatën Themelore në Ferizaj”, shtoi Demolli Nimani.
Ndërsa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, tha se edhe institutcioni që ai drejton është i përkushtuar në rritjen e transparencës.
“Transparenca është një sistem sjelljesh që nuk diskutohet, por veprohet. Sistemet kanë ndryshuar dhe gjyqësori e ka mundësinë që t’ua tregojë qytetarëve, punën e gjyqësorit nga shtëpia”.
Ndërsa, si sfidë ai përmendi mungesën e kapaciteteve që të publikohen në kohë rekord të gjitha vendimet e të gjitha instancave.
“Sigurisht gjithmonë ka qenë dhe mbetet sfidë, mungesa e kapaciteteve që të publikohen në kohë rekord të gjitha vendimet e të gjitha instancave”.
KGjK është e gatshme ta zgjerojë kapacitetin për transparencë. Ju e dini që e kemi hapur komunikimin edhe me shoqërinë civile. Kemi takime të rregullta, që të përmirësohet sistemi gjyqësor”.
“Kemi bërë një nivel transparence edhe në pjesën e disiplinës, kemi zgjeruar komunikimin edhe me zyrat e komunikimit. Në këtë logjikë, mendojmë që punë KGjK-së të jetë sa më transparente. Në shumë raste vendimi plasohet në publik, me kërkesën e medieve, dhe fokusi ynë do të jetë që të publikohet në faqen e institucionit pa kërkesë”, tha Zogaj.
Krenare Sogojeva-Dermaku komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi ndër të tjera tha se edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi njërën prej shtyllave të saj kryesore e ka qasjen në dokumente publike.
“Jam sinqerisht e nderuar që sot të jem në këtë raport, për të ndarë të gjeturat për gjykatat. E dimë që asnjë institucion nuk është perfekt”, tha ajo.
Albana Hasani, zyrtare ligjore dhe hulutmuese FOL, ka prezantuar gjetjet e raportit.
“Në numrin e lëndëve të zgjidhura për secilën gjykatë nuk janë përfshirë vendimet për kundërvajtje dhe të mitur. Gjatë periudhës janar dhjetor 2022 janë publikuar 34 mijë e 694 vendime”.
“Tre gjykatat me më së shumti aktgjykime të publikuara janë Gjykata Supreme e Kosovës që ka publikuar 70% të lëndëve të zgjidhura, Gjykata e Apelit e cila ka publikuar 50% të lëndëve të zgjidhura dhe Gjykata Komerciale e cila ka publikuar 40% lëndë të zgjidhura”.
“Pra gjatë vitit 2022 të gjitha gjykatat kanë shënuar rritje në publikimin e vendimeve, në raport me vitin 2021. Përveç Gjykatës Themelore të Pejës e cila ka publikuar 24% më pak vendime”, ka thënë Hasani.
Poashtu në fund të raportit, Lëvizja FOL ka dhënë edhe disa rekomandime me të cilat vlerëson se do të ngritej dinamika e publikimit të aktgjykimeve në periudhën kohore në vijim, disa prej të cilave janë: të shmanget publikimi i aktgjykimeve në të cilat përfshihen personat e mitur në çfarëdo cilësie, aktgjykimet nga kontestet martesore dhe llojet e tjera të aktgjykimeve dhe aktvendimeve që përjashtohen nga publikimi, secila lëndë ta ketë numrin unik të lëndës, të gjitha aktgjykimet të publikohen në formatin PDF; si dhe të ndërmerren veprime sistematike për rritjen e numrit të vendimeve të publikuara, në mënyrë që të ketë një transparencë të qëndrueshme institucionale./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...