Google ADS

FMN përgëzon punën e BQK-së, premton bashkëpunim e jep këshilla

11:36 | 19 Nëntor 2019
A. B.

Banka Qendrore e Kosovës sot shënon 20 vjetorin e themelimit.

E pas ceremonisë guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang kanë mbajtur konferencë për medie.

Mehmeti ka falënderuar FMN-në për mbështetjen që i ka dhënë BQK-së gjithë këto vite.

I pari i kësaj të fundit ka thënë gjithashtu se FMN ka ndihmuar që BQK të zhvillohet, shkruan arbresh.info.

“Mbështetja ë FMN-së për BQK-në ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e zëshme. Konsideroj se ka qenë shtytës i reformës strukturore, e me mbështetjen e tyre BQK ka arritur të zhvilloj kapacitet e saj që të i afrohet një banke Qendrore moderne”, ka thënë ai.

Edhe Zhang është shprehur i lumtur për këtë bashkëpunim.

“Jam i lumtur që përfaqësoj Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe që sot kremtojmë edhe 20 vjetorin e themelimit të BQK-së. Kosova ka pasur një progres mbresëlënës dhe është një shembull i suksesshëm i një vendi të dalë nga konflikti por që ka arritur të rrisë dhe zhvilloj ekonominë e saj”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kanë një udhërrëfyes 3 vjeçar për bashkëpunim ne BQK-në ndërsa ka dhënë edhe disa këshilla.

“Pasuria e diskutimeve dhe prania e pjesëmarrësve nga rajoni tregon vëmendjen e madhe që ka konferenca. Ne kemi përgatitur një udhërrëfyes 3 vjeçar që edhe më pas të zhvillojmë komunikimin. Është shumë e rëndësishme që Kosova të arrij te mbaj buxhetin, të mbaj borxhet në nivelin e nevojshëm dhe të krijoj kushte për investime”, ka thënë ai.

Ndryshe sot Banka Qendrore e Kosovës ka shënuar 20 vjetorin e themelimit të saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme